Dzeko rikthehet në stërvitje me Romën

PUBLIKUAR

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca thuhet se e ka falur kapitenin Edin Dzeko, i cili u kthye të stërvitej me pjesën tjetër të grupit këtë mëngjes dhe mund të kthehet në skuadër kundër Juventusit.

“Il Messaggero” raporton një pikë kthese të rëndësishme për Giallorossi dhe hapat e parë drejt pajtimit.

Gazeta zbulon se boshnjaku është përsëri në stërvitje me grupin, pas 10 ditësh jashtë, zyrtarisht për shkak të dëmtimit.

Këtë mëngjes, Dzeko u stërvit me lojtarët që nuk luajtën kundër Hellas Verona të dielën, ndërsa Chris Smalling shkoi në klinikën Villa Stuart për ekzaminime mbi dëmtimin që pësoi në pjesën e parë të ndeshjes.

Raporti zbulon se Dzeko mund të thirret për ndeshjen e madhe kundër “Zonjës së Vjetër” të shtunën, por Borja Mayoral pritet të fillojë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...