Barcelona fiton dhe barazohet me pikë me Real Madridin

PUBLIKUAR

Barcelona ka fituar me rezultat 2-1 kundër Athletic Bilbao për t’u barazuar kështu me Real Madridin. Messi ishte kreator i kësaj fitoreje të Barcelonës derisa shënoi një supergol nga goditja e lirë. Gol shënoi edhe Griezmann pasi që Bilbao kishte barazuar rezultatin me anë të një autogoli të Albas

Lionel Messi ka inspiruar sonte Barcelonën për të fituar dhe barazuar me pikë me Real Madridin në La Liga.

Legjenda e futbollit argjentinas shkëlqeu në këtë ndeshje derisa ka shënuar një supergol nga goditja e lirë.

Pjesa e parë i takoi tërësisht Barcelonës dhe ata kishin mundur të shënonin edhe më shumë gola, poqëse Dembele dhe Griezmann do të ishin më të vëmendshëm.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 20 dhe ishte një supergol i shënuar nga Messi.

Leo e shënoi këtë gol nga një largësi prej 25 metrash derisa me të majtën e tij goditi në trekëndësh të portës së djathtë të Bilbaos.

Në pjesën e dytë Bilbao ishte më e mirë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 49-të dhe ishte një autogol i Jordi Albas.

Pas barazimit Barcelona vuajti derisa Bilbao tregoheshin të rrezikshëm me kundërsulme.

Megjithatë Barcelona do të shënonte gol në minutën e 74-të me anë të Griezmannit.

Kjo fitore ngrit Barcelonën në vendin e dytë me 40 pikë duke u barazuar kështu me Real Madridin.

Megjithatë, Barcelona ende mbetet larg nga Atletico Madridit që është në vendin e parë me 10 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...