El Mundo zbulon kontratën faraonike të Messit që ka “shkatërruar” Barcelonën

PUBLIKUAR

Detajet e kontratës për zgjatjen katër vjeçare të super yllit, Lionel Messi të nënshkruar në vitin 2017 u zbuluan nga gazeta spanjolle El Mundo  në një  raport “bombë”  nga Marti Saballs dhe Esteban Urreiztieta. 

Shuma maksimale 555,237,619 euro ishte hedhur në faqen e parë të botimit të paraqitur me titullin, “Kontrata faraonike e Messit që ka shkatërruar Barcelonën”.

Lionel Messi ka një kontratë me FC Barcelonën që arrin në 555,237,619 euro bruto, që duhet të paguhet në katër sezone deri në skadimin e tij më 30 qershor. Bonuse në euro të papara deri më sot, shtesat ditore dhe një listë e variablave në varësi të objektivave të ndryshëm.

Disa detaje të mëtejshme të kontratës përfshijnë faktin se anësori argjentinas fiton një total fiks prej 138 milionë euro në sezon, i cili rritet bazuar në disa variabla – domethënë synimet statistikore dhe arritjet e klubit.

Atij gjithashtu iu dhanë 115,225,000 euro si një “tarifë rinovimi” për pranimin e kontratës dhe një shtesë prej 77,929,955 euro si një bonus besnikërie.

Në përmbledhje, ne po shohim:

Pak më pak se 674 milionë dollarë për katër vjet (afërsisht 168.5 milion dollarë për sezon)

Tarifa e rinovimit vlerësohet afërsisht në 140 milionë

Bonus afërsisht 94.6 milionë dollarë bonus besnikërie. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...