Jurgen Klopp personalisht nis punën për Mbappen

PUBLIKUAR

Është folur dhe do të vazhdojë të flitet edhe më shumë ditëve në vazhdim për të ardhmen e Kylian Mbappé.

Francezi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe Real Madridi është duke bërë të pamundurën për ta marrë atë verën e ardhshme.

Sidoqoftë, marrja e lojtarit më të dëshiruar të momentit nuk do të jetë edhe e lehtë për Realin.

Liverpooli e ka seriozisht për sulmuesin francez dhe madje, raportohet se Mbappe është duke u joshur më shumë me idenë që të luajë në Premierligë, ligën më të fortë në botë, pasi në La Liga do të jetë shumë më ndryshe kur edhe Leo Messit të largohet pas Cristiano Ronaldos.

Derisa sipas Canal+, Jurgen Klopp e ka shndërruar këtë në personale dhe është aktivizuar edhe ai që të gjejë mënyra të ndryshme vetëm për ta rrëmbyer futbollistin që konsiderohet pasardhësi i Messit dhe Ronaldos.

Mbappe ka bërë deri më tani 147 paraqitje me fanellën e PSG-së, ka shënuar 106 gola.

Ai numëron 133 gola në total me Monacon dhe PSG-në dhe natyrisht, objektivi i tij do të jenë Messi dhe Ronaldo, që kanë kaluar shifrën e 700 golave në karrierë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...