Pochettino flet për të ardhmen e Mbappes

PUBLIKUAR

Mauricio Pochettino ka thënë se pret që Kylian Mbappe të qëndrojë te Paris Saint-Germain “për shumë vite” pas spekulimeve që e lidhin atë me Real Madridin dhe Liverpoolin.

Mbappe ditë më parë konfirmoi se është duke menduar se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij, të qëndrojë në Parc des Princes apo të provojë një aventurë të re.

“Ka shumë spekulime, por mendoj se do të qëndrojë në PSG, kështu shpresojmë të gjithë. Ne llogarisim në aq sa jemi këtu. Është e vërtet se ai duhet të marrë një vendim për të ardhmen, por duket i lumtur dhe i përkushtuar në këtë projekt”, tha Pochettino. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...