“Hazard do të arrijë nivelin e Messit, mund të jetë edhe më i mirë”

PUBLIKUAR

Gatti vazhdon ta mbështesë Hazardin.

Eden Hazard po kalon kohë të vështira dhe ende nuk e ka gjetur më të mirën te Reali, pavarësisht se shkëlqeu në sfidën e fundit.

Sido që të jetë, legjenda e Argjentinës, Hugo Gatti, beson se Eden, kur të jetë i gatshëm për ndeshje dhe të lë anash dëmtimet, mund dhe do të arrijë nivelin e Lionel Messit.

“Ende mendoj se Hazardi mund të arrijë nivelin e Messit. Mund të jetë edhe më i mirë, por nuk ka luajtur shumë”, tha 76-vjeçari.

“Nëse ia largoni lëndimet, ai do të jetë yll. Edhe më shumë në ditët e sotme sepse Messi i sotëm nuk është Messi i viteve më parë”.

“Mund të jetë njëshi te Reali, por të shohim se çfarë do të ndodhë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...