Zyrtare: Odegaard huazohet në Arsenal

PUBLIKUAR

Arsenali e ka huazuar mesfushorin sulmues, Martin Odegaard, nga Real Madridi deri në fund të këtij sezoni.

Norvegjezi 22-vjeçar dështoi të zinte vend në skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon, prandaj edhe është huazuar në Londrën veriore, transmeton Gazeta Express.

Ai u kërkua edhe nga Real Sociedadi, klubi në të cilin e kaloi sezonin e kaluar në huazim, dhe lideri i Eredivisie Ajax.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë: “Martin është një lojtar të cilin e njohim të gjithë ne, natyrisht. Edhe pse ende i ri, ai ka kohë që luan në nivelin më të lartë”.

Odegaard mund të debutojë për Arsenalin të shtunën kundër Manchester Unitedit në Premierligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...