Man Unitedi s’ka nevojë për blerje të reja, ka ekip plotësisht cilësor – thotë Solskjaer

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se klubi i tij nuk ka nevojë për përforcime, sepse e ka një skuadër të mbushur me lojtarë cilësorë.

Pasi e udhëhoqi Unitedin drejt vendit të tretë në Premierligë sezonin e kaluar, Solskjaer e përforcoi skuadrën me lojtarë si Donny van de Beek, Alex Telles, Edinson Cavani dhe Facundo Pellistri në verë, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, marrëveshja me Atalantën për transferimin e Amad Diallo u arrit muaj më parë dhe ai tani e ka kompletuar kalimin në Old Trafford për rreth 45 milionë euro.

I pyetur nëse Unitedi do të blejë lojtarë sot, trajneri norvegjez tha: “Nuk mendoj, jo. Do të habitesha nëse do të kishim prurje.”

“Skuadra është e fortë, është e mbushur me cilësi. Mua ende m’u duhet të lë lojtarë jashtë skuadrës kohë pas kohe”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...