Barella: E dëshmuam se jemi më të fortë se Milani

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, këmbëngul se zikaltrit dëshmuan se janë skuadër më e fortë sesa Milani, pasi e fituan ndeshjen çerekfinale në Kupën e Italisë.

Derbi della Madonnina i së martës ishte dramatik, duke prodhuar gola, karton të kuq, beteja dhe madje lëndimin e gjyqtarit, transmeton Gazeta Express.

Zlatan Ibrahimovic e kaloi Milanin në epërsi në pjesën e parë, para se të përjashtohej nga loja në fillim të pjesës së dytë pas dy kartonëve të verdhë.

Megjithëse e mbizotëroi Milanin, Inter vuajti derisa e gjeti golin e barazimit, kur Romelu Lukaku shënoi për 1:1 nga penalltia e fituar nga Barella

Christian Eriksen, i ardhur nga stoli, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar Interit kalimin në gjysmëfinale në çastet e fundit të ndeshjes.

“Milani është ekip i fortë, por ne dëshmuam se jemi në nivelin e tyre. Në fakt, ne dëshmuam se jemi më të fortë se ata. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha Barella.

Ai shtoi: “Edhe gara për titull në Serie A është e hapur, ata janë të fortë, por ne duam t’i mposhtim të gjithë”.

Në gjysmëfinale, Interi do të takohet me fituesin e çiftit çerekfinal Juventus-SPAL./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...