Thomas Tuchel pritet t’i prijë Chelseat nga tash e tutje, shkruan Gazeta Express.
Trajneri gjerman do ta marrë në dorë ekipin londinez dhe mediat gjermane raportojnë se ai mund ta nisë punën tek “Blues” qysh sot.
Sipas tyre, ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit do të paguhet 1,5 milion euro në vit.
Ndërsa, që nga sot do ta drejtojë ekipin në stërvitje.
Tuchel, i cili e dërgoi PSG-në deri në finale të Ligës së Kampionëve, do ta pasojë në Londër trajnerin e shkarkuar, Frank Lampard.
Trajneri gjerman do ta drejtojë Chelseat në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Wolverhamptonit.
Tuchel do të nënshkruajë për një vit e gjysmë me klubin nga “Stamford Bridge” me mundësi të vazhdimit të saj për një vit tjetër. /Gazeta Express/


