Derbi numër 25 në Kupë, statistikat mes Milanit dhe Interit

PUBLIKUAR

Interi dhe Milani kanë histori në Kupën e Italisë. Në fakt, janë dy nga katër formacionet lidere (së bashku me Bolognan dhe Juventusin) për pjesëmarrje në kompeticion: 73.

“Libri i artë” thotë që kuqezinjtë e kanë fituar 5 herë, ndërsa zikaltrit janë të tretët e të gjitha kohërave me 7 triumfe.

Megjithatë, për dy ekipet nga Milano fitorja mungon prej shumë kohësh: Interi nga edicioni 2010/11, ndërsa Milani nga akoma më shumë (2002/03).

Do të jetë derbi numër 25 në Kupë. Në të kaluarën numërohen 7 fitore të zikaltërve, 10 të kuqezinjve dhe 7 barazime; me 22 gola të zikaltërve kundrejt 33 të kuqezinjve.

Më në përgjithësi, do të jetë derbi numër 227 mes gjithë kompeticioneve: Interi drejton klasifikimin me 82 fitore kundër 77 të Milanit, ndërsa barazimet janë 67. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...