Ngjyra e errët në telefonin celular nuk do t’u ndihmojë vërtet syve tuaj

PUBLIKUAR

Nëse jeni të brengosur për shëndetin e syve tuaj, janë gjasat të mëdha që t’ju jetë thënë që aparatet tuaja elektronike t’i vendosni në mënyrën e errët të punës me qëllim të mbrojtjes së syve

Mirëpo, kalimi në mënyrën e errët me siguri nuk do t’u ndihmojë shumë syve tuaj, thotë Dr. Brian M. DeBroff nga Yale Medicine, shkruan Insider, përcjell Telegrafi.

Çfarë është prapavija e errët?

Ngjyra e errët ju mundëson që prapavijën e zakonshme të bardhë apo të shndritshme në aparate ta ndërroni në më të errët, zakonisht të zezë.

Prapavija do të jetë e errët, ndërkaq teksti i shndritshëm, e kundërta e së zakonshmes.

Për ta kaluar aparatin tuaj në mënyrën e errët të punës, shkoni te cilësimet e pajisjes ku janë cilësimet e ekranit dhe shkëlqimit. Aty do të mund të kaloni në mënyrën e reduktimit të dritës.

Ka shumë aplikacione të cilat bëjnë zvogëlimin e dritës blu në pajisjet smartphone ose kompjuterët.

A është ngjyra e errët e mirë për sytë tuaj?

Mbase ndieni sikur reduktimi i dritës mund t’jua lehtësojë pak punën, ka pak gjasa që do të pengojë simptomat e tendosjes së syve siç është dhembja e kokës dhe sytë të thatë.

– Prapavija e errët do të zvogëlojë nivelin e dritës së kaltër e cila emetohet nga mbështetësja e aparatit elektronik, mirëpo me siguri jo në masën e cila do të ndikojë ndaj çfarëdo efekti të dëmshëm të dritës së kaltër në dritat në makulën (njolla e verdhë), thotë Dr. Brian M. DeBroff, kirurge e kataraktit dhe lenteve intraokulare.

Debroff thotë se nivelet tipike të dritës së kaltër që vijnë nga elektronika e konsumit janë të parëndësishme për sa i përket rrezikut të dëmtimit të retinës.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...