Përse shtypja e gjakut duhet të matet edhe në dorën e majtë edhe në dorën e djathtë: Çka paralajmëron dallimi i madh!

PUBLIKUAR

Dallimi i rëndësishëm të cilin e tregon shtypja e gjakut midis dy duarve mund të jetë shenjë paralajmërimi për sulm në zemër apo sulm në tru, sipas një meta-analize të re të 24 studimeve globale të botuara në revistën Hypertension

Një studim i ri ka zbuluar që secila shkallë e dallimit midis dy duarve është rrezik nga shfaqja e sulmit në zemër apo sulmit në tru gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm të jetës për një për qind, transmeton Telegrafi.

Ky studim tregon edhe atë që sa më i lartë të jetë dallimi në shtypjen e gjakut midis duarve, është rreziku edhe më i madh vaskular, andaj është vendimtare të matet shtypja në të dy duart në mënyrë që të përcaktohet te pacientët se a mund të jetë në mënyrë të konsiderueshme rritja e rrezikut, kanë theksuar mjekët.

Dallimi prej 10 e më shumë apo më pak konsiderohet normal dhe s’ka arsye për brengosje.

Mirëpo, dallimi më i madh midis dy duarve mund të jetë shenjë e ngushtimit apo të ngurtësimit të arteries, gjë që mund të ndikojë në qarkullim të gjakut.

Nëse e matni shtypjen e gjakut në shtëpi nuk do të duhej të pini duhan, pije me kafeinë apo të ushtroni…

Gjithashtu është e nevojshme të zbrazni fshikëzën. Uluni me shpinën drejt dhe mbështetuni.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...