Jovic refuzoi Milanin për shkak të Ibrahimovicit

PUBLIKUAR

Sipas gazetës gjermane BILD, Luka Jovic refuzoi një lëvizje në Milan për shkak të Zlatan Ibrahimovicit.

Kjo pasi sulmuesi serb kishte frikë se nuk do të kishte minutazhë të mjaftueshme për shkak të suedezit.

23-vjeçari u bashkua me Eintracht Frankfurt si huazim nga Real Madrid në afatin kalimtar të janarit, por Milani gjithashtu kishte bërë një përpjekje për ta nënshkruar atë në një marrëveshje të përkohshme deri në fund të sezonit.

Sipas raportit, West Ham dhe Wolverhampton kishin hyrë në garë për të nënshkruar me përfaqësuesin e Serbisë, i cili përfundimisht u kthye në Gjermani.

Bild thekson se Jovic refuzoi mundësinë për të lëvizur në Milano pasi kishte frikë se nuk do të luante përpara Zlatan Ibrahimovicit.

Suedezi humbi një muaj e gjysmë për shkak të një dëmtimi të muskujve, por në fillim të kësaj jave ai shënoi dy gola në ndeshjen e parë në Serie A që e nisi nga fillimi që nga nëntori.

39-vjeçari ka 13 gola në po aq paraqitje me “Rossonerët” deri më tani këtë sezon, duke u treguar i jashtëzakonshëm përkundër moshës.

Milani përfundimisht nënshkroi me ish-sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic për të mbështetur suedezin në fazën e sulmit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...