Barcelonës i refuzohet ankesa për Messin, argjentinasi mungon edhe ndeshjen e radhës

PUBLIKUAR

Komiteti i Apelit, RFEF ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga FC Barcelona në të cilën është kërkuar që dënimi për Leo Messin të reduktohet. 

Klubi blaugran dëshironte që të dy ndeshjet të bëheshin një dhe në këtë mënyrë argjentinasi mund të ishte i gatshëm kundër Elches të dielën.

Messi u ndëshkua direkt me të kuq në finalen e Superkupës ndaj Athletic Bilbaos, pas një ndërhyrje që i bëri Villalibres, e cila pas shikimit të VAR-it u sanksionua me të kuq.

Kështu, Messi do të jetë i gatshëm të luajë pikërisht ndaj Athletic Bilbaos në La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...