Fikayo Tomori është një lojtar i Milanit. Statusi zyrtar vjen direkt nga faqja e internetit e Lega Serie A.
Kontrata e mbrojtësit anglez tashmë është depozituar në Ligë nga ekipi i Milanit, transmeton Gazeta Express.
Mbrojtësi vjen nga Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, me mundësi rikthimi.
Vetë Tomori do të mbërrijë në qytetin e modës sot. Vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës do të kryhen pasditen e sotme.
Një përshpejtim qi tillë do të nënkuptonte që Tomori do të ishte i gatshëm qysh për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantas. /Gazeta Express/


