Sergio Aguero infektohet me koronavirus

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus dhe ndodhet në vetizolim.

Përfaqësuesi i Argjentinës tregoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19 dhe se ka simptoma të virusit, po ashtu, transmeton Gazeta Express.

Aguero po e përjeton një sezon të vështirë këtë vit, pasi i ka bërë vetëm nëntë paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolës deri tani.

Ai mungoi në dy ndeshjet e fundit për Man City kundër Crystal Palace dhe Aston Villa, pasi ndodhej i ngujuar për shkak se kishte pasur kontakt të afërt me një person me virus.

Dhe tani është infektuar edhe vetë dhe po përjeton simptoma.

“Pas një kontakti të afërt, jam vetizoluar dhe në testin më të fundit që e kam bërë, kam dalë pozitiv me COVID-19”, shkroi Aguero në Twitter.

“Kam pasur simptoma dhe po i ndjek udhëzimet e doktorit për riaftësim. Bëni kujdes të gjithë”, shtoi ai.

Me gjasë, Aguero do të mundojë edhe në tri ndeshjet e ardhshme të City, kundër Cheltenham, West Brom dhe Sheffiled United në 10 ditët e ardhshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...