Eliminimi i Real Madridi nga 2 gara brenda 6 ditëve mund të jetë goditje fatale për Zidane

PUBLIKUAR

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit është goditje e rëndë për projektin e Zinedine Zidane këtë sezon 2020/21 dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë fatale për francezin.

Real Madridi u turpërua të mërkurën mbrëma duke humbur kundër Alcoyano, ekipit të kategorisë së tretë në futbollin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Kampionit të Spanjës nuk i mjaftuan as yjet si Toni Kroos, Casemiro, Eden Hazard, Marco Asensio, Karim Benzema dhe Fede Valverde, për ta shmangur eliminimin nga kupa.

Kjo nënkupton se brenda vetëm gjashtë ditëve, Real Madridi i humbi shpresat për fitimin e dy trofeve të ndryshëm, pasi javën e kaluar humbi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës nga Athletic Club.

Shpresat e vetme të skuadrës së Zidane tani janë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave spanjolle, turpërimi që Real Madridi e përjetoi mbrëmë do t’i kushtojë Zidanit me shkarkim nga posti i trajnerit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...