Interi e ofron Eriksenin për Torreiran

PUBLIKUAR

Interi është duke menduar për një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë Christian Eriksen-Lucas Torreira.

Zikaltrit kanë nevojë për një zëvendësues të Marcelo Brozovicit dhe po mendojnë për mesfushorin e Arsenalit, i cili është i huazuar në Atletico Madridi këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Për Torreiran, i cili ka luajtur për Sampdorian në të kaluarën, kanë shprehur interesim edhe Fiorentina dhe Torino.

Trajneri Antonio Conte e kishte vendosur Eriksenin në rolin e organizatorit kundër Fiorentinës, por mesfushori danez u la në stol për 90 minuta kundër Juventusit të dielën dhe sipas shumë mediave italiane, zikaltrit dëshirojnë ta shesin atë.

26-vjeçari i ka bërë vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, derisa Torreria i ka zhvilluar 13 ndeshje për Atletico Madridin.

Bisedimet mes Interit dhe Arsenalit nuk kanë nisur ende, por Erikseni mund të kthehet në Premierligë në huazim.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...