Dortmundi mposhtet nga Leverkuseni, hap prapa në garë për titull

PUBLIKUAR

Bayer Leverkusen e ka fituar derbin e javës së 17-të në Bundesligë ndaj Dortmundit me rezultat 2:1.

Diaby kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Julian Brandt barazoi rezultatin për Dortmundin në minutën e 67-të, kurse në të 80-tën Wirtz vulosi fitoren e Leverkusenit.

Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e dytë, kurse Dortmund mbetet në vendin e katërt me 29 pikë, shtatë më pak se lideri, Bayern Munich. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...