“McGregor është bishë shumë më e frikshme tani” Conor i gatshëm për rimeçin me Poirier

PUBLIKUAR

Superylli i UFC-së, Conor McGregor, do të rikthehet në kafaz për herë të parë pas një viti këtë të shtune, për t’u përballur me amerikanin Dustin Poirier në Abu Dhabi.

Luftëtari irlandez, 32 vjeç, luftoi për herë të fundit në janar të vitit të kaluar, kur e mposhti Donald Cerronen për 40 sekonda, transmeton Gazeta Express.

Ish-kampioni i botës njoftoi pensionimin nga UFC-ja në qershor, duke thënë se i ishte mërzitur ky sport, por tani është rikthyer dhe, sipas kampit të tij, ai është më i përqendruar së kurrë më parë.

Trajneri i tij Owen Roddy ka thënë për BBC se McGregor është stërvitur vazhdimisht dhe se është bërë një bishë më e frikshme për kundërshtarë tani.

“Ai kurrë nuk është ndalur. Ai është një bishë shumë më e frikshme tani, për shkak se ka një vit që stërvitur në mënyrë të rreptë”, tha Roddy.

Ai shtoi: “Ai dëshiron të luftojë, deri tani nuk ka qenë në gjendje por tani e kemi mundësinë ta lëshojmë nga zinxhiri”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...