Xherdan Shaqiri krenar pasi arriti 50 paraqitje me Liverpoolin

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri dje u fut nga minuta e parë në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja ekipet në luftën për titull.

Por, ndeshja u mbyll ashtu si filloi, me rezultat 0:0, shkruan Gazeta Express.

Për Shaqirin, kjo ndeshje kishte më shumë domethëne. Ai arriti në shifrën e 50 paraqitjeve me skuadrën e Liverpoolit.

Në profilin e tij zyrtar në Twitter ai u shpreh krenar pas kësaj arritjeje.

“Krenar që regjistrova paraqitjen e 50-të për Liverpoolin” – u shpreh ylli i Liverpoolit.

Shaqiri u transferua në “Anfield Road” në vitin 2018 nga Stoke City, ndërsa paraprakisht ka luajtur edhe për Interin, Bayern Munichun e Baselin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...