Rashica bëhet me klub të ri qysh këtë muaj?

PUBLIKUAR

Mediat gjermane shkruajnë se ylli kosovar mund të largohet nga Werder Bremeni në ditët e ardhshme

Milot Rashica mund t’i japë fund eksperiencës së tij në Werder Bremen qysh këtë muaj.

Mediat gjermane shkruajnë se ylli kosovar ka mundësi të transferohet në një klub të ri në ditët në vazhdim.

Magazina gjermane “Kicker” shkruan se Werderi është në kërkim të një klubi blerës për 24 vjeçarin, përcjell Gazeta Express.

Kohëve të fundit është ftohur interesimi i klubeve gjermane, Bayer Leverkusen e Leipzig për shërbimet e vushtrriasit.

Ndërkohë, në lojë për transferimin e futbollistit të krahut mbetet klubi anglez, Aston Villa.

Kartoni i ish-futbollistit të Vushtrrisë dhe Vitesses kushton afro 20 milionë euro.

Rashica u rikthye në fundjavë në fushën e blertë pasi mungoi për më shumë se një muaj e gjysmë shkaku i lëndimit.

Miloti i ka realizuar 17 gola në Bundesligë në dy sezonet e fundit, pa e llogaritur atë aktual.

Ai po ashtu i kishte dhuruar 10 asistime në atë periudhë.

Nëse nuk gjen klub të ri në janar, përfaqësuesi kosovar ka mundësi të largohet nga Werderi gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...