Starti më i keq ndonjëherë për Zidane

PUBLIKUAR

Humbja e Real Madridit ndaj Athletic Bilbaon ishte ndeshja e tyre e 25-të deri më tani këtë sezon dhe raporti i deritanishëm nuk shkon aspak në favor të Zinedine Zidane. 

Ky ka qenë fillimi i tij më i keq në një sezon të plotë në rolin e trajnerit te Real Madrid: 14 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje.

Los Blancos kaluan fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e fundit kundër Borussia Monchengladbach, shkruan Gazeta Express.

Në sezonin e kaluar kur edhe e fituan titullin e La Ligës, skuadra e Zidane kishte vetëm dy humbje në të njëjtën fazë, një në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve.

Ky sezon ka qenë i keq në krahasim me atë të kaluarin, kurse Atletico Madrid tani ka mundësinë për të shkuar 10 pikë larg rivalëve të tyre të qytetit në garën për titull. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...