Hera e fundit kur Man Utd ishte në vendin e parë në Premierligë

PUBLIKUAR

Manchester United e kaloi për tri pikë Liverpoolitnnë krye të tabelës së Premierligës pasi arriti një fitore 1-0 ndaj Burnleyt të martën.

Fitorja i vendosi “Djajtë e Kuq” në vendin e parë me 36 pikë nga 17 ndeshje, para duelit të madh të së dielës ndaj Liverpoolit, shkruan Gazeta Express.

Kështu, pas më shumë se tri viteve, Manchester United doli në vendin e parë në Premierligë.

Hera e fundit kur “Djajtë e Kuq” prinin në Premierligë ishte shtatori i vitit 2017.

Gjithashtu, kjo është hera e parë që Manchester United është në krye të ligës pas 17 ndeshjeve që nga dhjetori i vitit 2012.

Ata vazhduan formën e mirë dhe fituan titullin e tyre të 20-të në ligë atë sezon, sezon në të cilin Fergusoni i dha lamtumirën klubit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...