Gjatë vitit të kaluar, Porsche shiti plot 200 mijë vetura elektrike

PUBLIKUAR

Prodhuesi nga Shtutgarti i Gjermanisë, Porsche, mund të jetë i lumtur me rezultatet globale të shitjes gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se ka regjistruar një rënie të vogël në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Sikurse shumica e kompanive që merren me prodhimin e veturave, edhe Porsche gjatë vitit të kaluar është futur në minus – por kjo rënie e shitjes ka qenë vetëm prej 3 për qind, transmeton Telegrafi.

Blerësit në mbarë botën kishin porositur 272.162 vetura të këtij prodhuesi, derisa një vit më parë kishte shitur një rekord prej 280.800 njësi.

Cayenne ishte modeli më i kërkuar i Porsche me 92.860 njësi të shitura, derisa modeli 911 ka shpërndarë dërgesën në mbarë botën – përkatësisht 34.328 njësi.

Bëhet fjalë edhe për modelet elektrike Taycan dhe 718 Boxter të cilët u shitën në nga 21.784 njësi.

Por pavarësisht rënies së shitje në nivel global, prodhuesi nga Shtutgarti ka shënuar një rritje në tregjet e rëndësishme siç është Kina, Lindja e Mesme dhe Afrika. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...