Mesut Ozil buzë kalimit në Fenerbahce – konfirmon drejtori sportiv i klubit turk

PUBLIKUAR

Duket se kohës së Mesut Ozilit në Arsenal po i vjen fundit, pasi drejtori sportiv i Fenerbahces Emre Belozoglu konfirmoi se mesfushori gjermano-turk është më afër se kurrë t’i bashkohet klubit turk.

Marrëveshja e 32-vjeçarit me Arsenalin mbaron në fund të këtij sezoni, por përfaqësuesit e tij kanë mbajtur bisedime me Fenerbahcen dhe DC Unitedin për kalimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

Ozil nuk është i regjistruar në skuadrat e Arsenalit për ndeshjet e Premierligës dhe Ligës së Evropës dhe nuk ka luajtur për topçinjtë që prej marsit.

Duke folur për mediat turke në lidhje me kalimin e mundshëm të Ozilit në Fenerbahce, Emre tha: “E kemi pasur një takim me të dhe menaxherin e tij. Mesut është më afër së kurrë më parë”.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...