Reali e kërkon finalen e Superkupës sonte

PUBLIKUAR

Me një fitore ebentuale ndaj Athletic Bilbaos, “Los Blancos” synojnë t’i bashkohen Barçës në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madridi do të mundohet t’i ndjekë hapat e Barcelonës sonte duke u kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës.

“Los Blancos” do të luajnë sonte me Athletic Bilbaon në gjysmëfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Kampioni aktual spanjoll llogaritet si favorit për ta prerë një biletë për në finale.

Megjithatë, edhe Bilbao do ta tentojë të njëjtën gjë deri në momentet e fundit.

Në rast se Reali shkon në finale, të dielën do të mund ta shihnim një “El Clasico”.

Kjo pasi Barça e mposhti paraprakisht Real Sociedadin me penallti në gjysmëfinalen tjetër.

Ndeshja në mes të Real Madridit dhe Athletic Bilbaos luhet sonte duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...