Kujdes, analgjetikët mund të rrisin dhimbjen e kokës dhe migrenën

PUBLIKUAR

Ekspertët paralajmërojnë: Marrja e analgjetikëve më shumë se dy herë në javë për dhimbje koke dhe migrenë shkakton dhimbje edhe më të forta dhe dhimbje të reja koke, sepse ato zvogëlojnë tolerancën e trupit ndaj dhimbjes

Marrja e shpeshtë e tabletave kundër dhembjeve për të ulur dhembjen e kokës mund të krijojnë rrethin vicioz dhe të shkaktojnë dhembje edhe më të madhe, pretendojnë hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Britanik.

Ekspertët kanë zbuluar që njerëzit me dhembje koke, me tension dhe me migrenë duke abuzuar me analgjetikë përkeqësojnë gjendjen e tyre dhe krijojnë sulme të reja, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Paralajmërimi, në rend të parë, ka të bëjë me përdorimin e barnave siç janë kodeina, paracetamoli, ibubrufeni dhe aspirina, të cilat mund të jenë shkaktari kryesor i përsëritjeve të dhembjes së kokës.

Për shkak të përdorimit afatgjatë të barnave, trupi bëhet rezistent ndaj tyre dhe pacienti kërkon analgjetikë më të fortë dhe pasi kalon efekti i ilaçit, shfaqen simptomat e “zbritjes nga ilaçi”, dmth. dhimbje koke të përsëritura.

– Kush merr disa herë në javë ilaçe kundër dhembjes së kokës zgjohet shpesh me dhembje, sepse kufiri i tolerancës ndaj dhembjes u bëhet më i ulët – thotë drejtuesja e studimit, dr. dr. Anne MacGregor, e cila shpjegon që analgjetikët assesi nuk bën të merren më shumë se dy deri në tri herë në javë

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...