Katastrofë për Tottenhamin, barazon me Fulhamin

PUBLIKUAR

Tottenham Hotspur ka vazhduar me rezultate negative në Premier Ligë. Ata kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Fulhamit për të bërë kështu edhe një hap fals tashmë edhe në luftën e tyre për top 4 në Premier Ligë

Tottenhami i Jose Mourinhos po vazhdon me ndeshje të dobëta në Premier Ligë.

Ata kanë barazuar sot me rezultat 1-1.

Harry Kane shënoi golin e parë për Tottenhamin në minutën e 25-të.

Ishte një gol i bukur i tij i shënuar me kokë pas krosimit të Reguilon.

Me këtë rezultat të ngushtë përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Fulham ishin shumë më të mirë dhe patën diku 15 tentime për në portë, aq sa pati edhe Tottenham.

Goli i barazimit do të shënohej në minutën e 74-të dhe realizator ishte Cavaleiro.

Pas golit të shënuar Tottenham hapi ndeshjen por tashmë ishte vonë dhe Fulham e mori një pikë të madhe këtu, duke pasur parasysh që janë në pjesën e fundit të tabelës.

Barazimi e lë në vendin e gjashtë Tottenhamin me 30 pikë ashtu si Fulhamin që është në vendin e 18 të Premier Ligës angleze. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...