Si e ndryshoi mendjen për Eriksenin Antoni Conte

PUBLIKUAR

Duket se trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka ndryshuar mendjen për mesfushorin e vet Christian Eriksen, pasi ka vendosur t’i japë atij rolin e organizatorit të ndeshjes sot kundër Fiorentinës, pavarësisht se muaj më parë kishte thënë se danez s’bën për këtë rol.

Fiorentina është nikoqire e Interit në stadiumin Artemio Franchi, në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Italisë duke filluar në orën 15:00, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Antonio Contes do të përballet me rivalin e qytetit Milan në çerekfinale, nëse e kalon Fiorentinën.

“Kemi pasur kohë të punojmë me Eriksenin në rrafsh taktik në rolin e organizatorit, të cilën për momentin e luan Marcelo Brozovic”, tha Conte të martën para ndeshjes.

“Pres gjëra të mëdha nga ai në atë pozitë”.

Duket se trajneri italian e ka ndërruar mendjen për rolin e 27-vjeçarit, sepse në nëntor kishte thënë se danezi nuk i zotëronte shkathtësitë e duhura për rolin e organizatorit.

“Është një rol që do ta penalizonte shumë lojtarin”, kishte thënë Conte para ndeshjes së Interit kundër Torinos në nëntor.

“Christian ka aftësitë të rëndësishme. Nëse do ta vendosja para mbrojtjes, do t’ia hiqja forcën më të madhe që e zotëron”.

Erikseni ka luajtur titullar në vetëm pesë prej 13 ndeshjeve që i ka zhvilluar deri tani këtë sezon në të gjitha garat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...