Solskjaer thotë se Man Utd s’ka nevojë për transfere për të garuar për titull

PUBLIKUAR

Manchester United është duke bërë punë të mirë këtë sezon në Premierligë. “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e dytë me 33 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e parë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Trajneri i Man Utd-s, Solskjaer tha se klubi nuk ka nevojë për transfere në janar që të luftojë për titull.

“Situata është e ndryshme tani nga një vit më parë, kështu që nuk ka nevojë që diçka do të ndodhë,” tha Solskjaer për afatin kalimtar.

Transferimi i Bruno Fernandesit doli i qëlluar, teksa portugezi ka treguar potencialin e tij duke qenë shtylla e suksesit të “Djajve të Kuq”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...