Shtyhen dy ndeshje në NBA, për shkak të rasteve me koronavirus

PUBLIKUAR

NBA ka njoftuar para pak minutave se ndeshjet Dallas Mavericks-New Orleans Pelicans e planifikuar të zhvillohet nesër në mëngjes dhe Chicago Bulls-Boston Celtics e planifikuar për të mërkurën do të shtyhen për shkak të rasteve të fundit me koronavirus.

Nga ana tjetër, raportohet se menaxhmenti i NBA dhe Shoqata e Lojtarëve të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBPA) do të takohen dhe të rishikojnë protokollet e shëndetit dhe sigurisë së ligës.

Ndeshja mes Boston Celtics dhe Miami Heat nuk ishte luajtur më herët për të njëjtën arsye, transmeton Gazeta Express.

Në NBA, vendoset të shtyhen ndeshjet nëse skuadrat nuk arrijnë të sjellin të paktën 8 lojtarë në fushë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...