Liverpooli futet në garë për Ramosin

PUBLIKUAR

Liverpooli ka shprehur interesim për kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Skuadra e Jurgen Kloppit po përballet me mungesa të mëdha në mbrojtje, si pasojë e lëndimeve të shumta në këtë repart, prandaj është në kërkim të përforcimeve, transmeton Gazeta Express

 

Ramos është i lirë të bisedojë me klube të tjera jashtë Spanjës gjatë këtij muaji, duke qenë se ka hyrë në gjashtë muajt e kontratës me Madridin.

Sipas mediave në Spanjë, Ramos nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me madrilenët për shkak të mospajtimeve.

Liverpooli është duke synuar ta shfrytëzojë këtë për ta afruar spanjollin, sipas El Chiringuito.

Ditë më parë u raportua se edhe Paris Saint-Germain i kishte bërë ofertë 33-vjeçarit.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...