“Nuk më intereson nëse Pogba largohet, Grealish është i preferuari im”

PUBLIKUAR

Jack Grealish ka rënë në radarin e Manchester Unitedit.

Se ai është i duhuri për “Djajtë e Kuq” e ka konfirmuar edhe legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand.

Ai nuk ka asnjë dyshim në cilësitë e  25-vjeçarit, që madje, sipas tij, mund ta zëvendësojë pa asnjë problem Paol Pogbën, që flitet se po luan sezonin e fundit në “Old Trafford”.

“Nuk më intereson nëse Pogba shkon apo jo, Grealish është i preferuari im”, tha Ferdinand.

“E njoh atë si fëmijë. Ai erdhi me babain e tij në restorantin tim dhe iu bleva bileta për ndeshjen”.

“Ai është i uritur, lojtar punëtorë. Më kanë thënë shumë se sa punon, në fushë dhe jashtë saj. Nëse do të isha trajner i tri klubeve më të mëdha, nuk do ta lija për asnjë sekondë aty ku është”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...