Zyrtare: Legjenda e United kthehet në klub për ta ndihmuar Solskjaerin

PUBLIKUAR

Tani është zyrtare, Darren Fletcher do të jetë krahu i djathtë i Ole Gunnar Solskjaer.

Nga një start i dobët i sezonit, tani në krye të Premierligës me pikë të barabarta me Liverpoolin – situata ka ndryshuar dhe sezoni i Manchester United duket se ka marrë një kthesë tjetër.

Nga në rrezik për t’u shkarkuar, tani duket se është i duhuri për Unitedin, me drejtuesit e këtyre të fundit që kanë nisur punën për ta mbajtur skuadrën në këtë nivel.

Përveç lojtarëve në fushë, përforcim do të bëhet edhe në stol.

Darren Fletcher, ish-mesfushori i Djajve të Kuq – me të cilin ai fitoi 17 trofe nga 2003 në 2015, zyrtarisht është kthyer te klubi nga “Old Trafford”.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të United, që ka theksuar se Fletcher është përfshirë në stafin teknik të Ole Gunnar Solskjaer. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...