Reagon zyrtarisht Interi: “Është rrenë…”

PUBLIKUAR

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka mohuar kategorikisht thashethemet për shitjen e mundshme të klubit.

Sipas Il Corriere dello Sport, familja Zhang i ka dhënë mandat bankës Rothschild për të gjetur aksionerë të rinj, për ta shitur klubin.

Por, Steven Zhang i ka mohuar të gjitha këto me një postim në faqen zyrtare të Interit.

“Në lidhje me thashethemet e raportuara sot, duke iu referuar shitjes së FC Internazionale Milano, presidenti Steven Zhang mohon kategorikisht këto pretendime të rreme dhe thekson se ato janë krejtësisht të pabazuara”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...