Të dashur qytetar, partner dhe bashkëpunëtorë të organizatës YAHR, Viti që po e lamë pas ishte një sfide e madhe për të gjithë ne, por megjithatë ne jemi munduar që të mos na mungoj motivimi për punë e as gëzimet e mësimet me vlerë që ka sjell në vete ky vit. Mbase këtë vit do ta bëj edhe më të veçantë vështirësitë të cilat kemi kaluar se bashku duka u sfiduar mënyrën e të punuarit dhe të jetuarit ton.
Gjatë punës tonë këtë vit 2020 që po lejmë pas, jo vetëm që kemi mësuar më shumë por edhe jemi munduar që ti frymëzojmë të gjithë, ata të cilët ishin prekur në mënyrën e të punuarit ton, që të kalohet kjo vështirësi e cila na goditi të gjithëve si shoqëri, andaj ne jemi munduar që në kohët e vështira të kësaj pandemie globale me COVID-19, të jemi burim i motivimit që ti shtyj proceset përpara të të gjitha institucioneve të cilat ne kishin ndikim direkt në përmirësimin jetës së qytetareve.
Andaj ne jemi të bindur se ky vit 2020 që po kalon na ka bërë të gjithëve edhe më të fort se sa ishim, dua të shpresoj që ky vit 2021 që do të vije të na sjelle gëzime dhe lumtur për të gjithë qytetaret tanë, me shpresën që çdo dëshirë dhe ambicie e juaj do të bëhet realitet! E falënderojmë qytetarët, institucionet, donatorët, partneret, vullnetarët dhe stafin e organizatash pa ta të cilët nuk do të kishim arritur këtu.
Gëzuar 2021
Nga Bekim Krasniqi Drejtor Ekzekutiv i YAHR-së


