Zidane i lumtur me lojtarët e Real Madridit, pavarësisht barazimit kundër Elches

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i lumtur me përpjekjet dhe paraqitjen e lojtarëve të vet, edhe pse nuk mundën ta fitonin më shumë se një pikë kundër Elches.

Luka Modric e kaloi Madridin në epërsi në pjesën e parë, por Fidel Chaves shënoi nga penalltia herët në pjesën e dytë, në ndeshjen e fundit për të dy ekipet në vitin 2020, transmeton Gazeta Express.

Zidane tha pas ndeshjes se nuk është i kënaqur me barazimin, por i lumtur me përpjekjet që lojtarët e tij i bënë, e veçanërisht me Marcelon.

Mbrojtësi anësor brazilian ishte titulluar në vend të Ferland Mendy në ndeshjen e së mërkurës.

“Nuk ndihem mirë sepse kishim mundësi për ta fituar ndeshjen, por s’e bëmë”, tha Zidane.

“Por pastaj ata e barazuan rezultatin dhe u kthyen mbrapa dhe e bënë shumë të vështirë për ne. Çelësi ishte ta shënonim golin e dytë, por nuk e bëmë.”

Jam i kënaqur me Marcelon dhe Marco Asension. Jam i lumtur me lojën e secilit, edhe të atyre të cilët luajtën më pak”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...