Ronaldo: Do të luaj edhe shumë vite

PUBLIKUAR

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo insiston se ai ka për qëllim që të luajë edhe “shumë vite” derisa ëndërron ta fitojë Botërorin me Portugalinë

35 vjeçari u zgjodh lojtari i shekullit nga “Globe Soccer Awards” të dielën e kaluar, duke fituar pesë herë Topin e Artë.

“Nuk ka rëndësi mosha. Çfarë ka rëndësi është mendja”, tha Ronaldo për gazetarët.

“Nuk ka rëndësi nëse Cristiano Ronaldo është i mrë, ju nuk e dini çfarë do të ndodh të nesërmen. Unë jetoj për të tashmen, për këtë moment”.

“Momenti është i mirë, ndihem i lumtur, ndihem në formë dhe në një moment të mirë të jetës sime. Shpresoj që të luaj sa më shumë vite por nuk i dihet jetës”.

“Ky është futboll, ne nuk e dimë çfarë do të ndodh të nesërmen. Kur flas me djemtë e ri unë ju them ‘kënaquni me këto momente’ sepse ne nuk e dimë çfarë do të ndodh. Sytë e mijë e shohin të ardhmen shumë të ndritur, kështu që unë jam i lumtur me këtë”.

Ai ka fituar pothuajse çdo trofe me klubin dhe me Kombëtare, përveç një.

“Ende e ëndërroj Botërorin me Portugalinë. Është i mundshëm”.

CR7 do të jetë 37 vjeçar në Botërorin e ardhshëm që do të luhet në Katar më 2022. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...