E ardhmja e Iscos mund të jetë në Premierligë.
Sipas Mundo Deportivos, Arsenali dhe Evertoni janë dy klubet që janë duke e monitoruar situatën e spanjollit dhe janë të interesuara për ta bërë të tyrin 28-vjeçarin.
Nga Italia qarkullojnë zëra se Interi dhe Juventusi mund të jenë destinacion të mesfushorit spanjoll.
Pas tetë sezoneve, Isco duket se do t’i thotë lamtumirë Real Madridit. Këtë edicion, ai është shndërruar në lojtar stoli, madje rezervë i rezervave.
Deri më tani, Isco e ka veshur 318 herë fanellën e Realit, ka shënuar 51 gola. /Gazeta Express/


