Cristiano Ronaldo u zgjodh lojtari më i mirë i shekullit nga Globe Soccer Awards.
Portugezi mposhti Lionel Messin dhe Mohamed Salah për të shtuar një tjetër trofe në kabinetin e tij.
Sulmuesi i Juventusit ndër të tjera, u pyet për djalin e tij nëse dëshiron që ai të pasojë hapat e babait.
“Nuk do t’i bëjë presion që ai të merret doemos me futboll, edhe pse më pëlqen. Por dua që ai të bëhet më i miri në punën që bën, nuk ka rëndësi a është futboll apo mjekësi” theksoi Ronaldo.
/Indeksonline/


