Hysaj mund të përfundojë të Roma

PUBLIKUAR

Bryan Reynolds nuk duket se do të jetë i vetmi lojtar i krahut në mbrojtje që është në listën e Romës, pasi që, sipas La Gazzetta dello Sport, Giallorossi po ashtu janë duke e monitoruar Elseid Hysajn e Napolit dhe Jeremie Frimpong të Celticut

Roma e ka emëruar Tiago Pintofrom nga Benfica si CEO të klubit dhe tani ai është duke punuar që qysh në janar të sjell fytyra të reja në skuadër.

Tashmë një ofertë prej 7.5 milionë euro është pranuar nga FC Dallas për Bryan Reynolds, por agjenti i lojtarit është duke kërkuar komision të lartë, me Juventusin dhe Club Brugges të cilët po ashtu kanë hyrë në garë për ta transferuar 19 vjeçarin.

Për këtë arsye, Roma është duke e monitoruar nga afër edhe Jeremie Frimpongs të Celtics. Hoops kërkojnë 10 milionë euro për ta shitur 20 vjeçarin kurse agjenti Marco Abreu ka filluar bisedimet preliminare për të nënshkruar me lojtarin, thuhet në këtë raport.

Elseid Hysaj është një tjetër lojtarë në listën e Romës pasi që shqiptari pritet të largohet nga Napoli si lojtar i lirë pasi që nuk do të këtë kontratë në verë.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi i ka thënë Football Italia që prioritet i mbrojtësit është që ta shqyrtojë ofertën më të mirë dhe sipas La Gazzetta Roma është duke e marrë në konsideratë transferimin e tij që në janar, pasi që edhe vlera e tij do të zvogëlohet shumë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...