Fernandes si Ronaldo

PUBLIKUAR

Bruno Fernandes vazhdon të shkruajë historinë me Manchester Unitedin.

Ai është shndërruar ndoshta në blerjen më të mirë të viteve të fundit për “Djajtë e Kuq”.

Bruno shënoi edhe të shtunën për Manchester Unitedin, por nuk arriti t’ia sigurojë tri pikë ekipit të tij, që barazoi me Leicester Cityn.

Sido që të jetë, në aspektin personal, Fernandes bëri një tjetër arritje.

Goli kundër Leicester City ishte i 10-ti këtë sezon, hera e parë që një portugez e arrin këtë që prej vitit 2009, kur Cristiano Ronaldo e veshi fanellën e Man United për herë të fundit.

Fernandes është një siguri për Unitedin dhe Djajtë e Kuq duan të ndërtojnë ekipin rreth tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...