Madridi e frikëson Cityn për Foden

PUBLIKUAR

Phil Foden është emri i fundit që lidhet me një kalim te Real Madridi.

Sipas mediave në Angli, 20-vjeçari ka fituar vëmendjen e Los Blancos dhe momentalisht, nuk është i lumtur me situatën te Manchester City.

Pep Guardiola nuk po i jep shumë minuta në fushë dhe nëse nuk ndryshon diçka, ai mund të kërkojë largimin gjatë verës.

Phil Foden mendoi se do të ishte një lojtar lider te skuadra e Manchester City pas largimit të David Silvas, por nuk rezultoi kështu. Ai nuk po arrin të bëhet lojtar lider te skuadra e tij, ani pse vite më parë Guardiola kishte thënë për të: “Nuk kam parë që nga koha e Messit një lojtar me të majtë fantastike si Foden”.

Sido që të jetë, situata nuk është e qetë në City dhe Reali po tenton ta shfrytëzojë këtë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...