“S’isha vetëm unë” – Cole tregon se si ia doli Chelsea ta ndalë Messin

PUBLIKUAR

Ashley Cole ishte duke thënë se Lionel Messi e kishte shënuar vetëm një gol kundër Chelseat gjatë qëndrimit të tij tetëvjeçar në Stamford Bridge, kur e kuptoi se superylli i Barcelonës në fakt nuk kishte shënuar kurrë kundër të kaltërve.

Pra, si ia doli ai atëherë? Sigurisht se ish-mbrojtësi anësor e di fshehtësinë për ta ndalur mbase lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, transmeton Gazeta Express.

“Nuk isha vetëm unë”, tha Cole në një intervistë për Goal kur u pyet sesi ia doli të mos e lejojë Messin të shënojë gol kundër Chelseat gjatë kohës së tij.

“Përpjekjet e ekipit ishin masive. Kur vinte puna t’i ndalnim lojtarët si ai, ne e kuptonim shumë mirë njëri-tjetrin si ekip dhe ishim shumë të bashkuar”, shtoi ai.

“Edhe mesfusha jonë luante rol në këtë. Natyrisht se nuk isha vetëm unë”.

Messi u takua me Cole gjashtë herë në Ligën e Kampionëve dhe nuk ia doli të shënojë asnjëherë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...