E zë gjumi në tren në moshën 5 vjeçare, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh

PUBLIKUAR

timthumb

Një histori vërtetë tronditëse ajo e Saroo Munshi Khan, një djalë 32 vjeçar i cili është kthyer në shtëpi pas 27 vitesh, falë Google Earth. Ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa ishte viti 1986 kur e zuri gjumi në tren, pranë Berhanpur, për tu zgjuar më tej në një vend absolutisht të panjohur.

Treni e çoi në Kalkutë, 1500 kilometër larg shtëpisë së tij, ndërsa autoritetet e çuan në një jetimore, nga ku pak kohë më vonë u birësua në Hobbart në Tasmani, ku mori mbiemrin Brierley.

Edhe pse kanë kaluar vite ai kujton shumë detaje nga largimi i tij i çuditshëm nga shtëpia, duke nisur një kërkim për prindërit e tij biologjik. Ai hyri në Google Earth dhe kërkoi të gjitha linjat hekurudhore që lidhin me Kalkutën, duke u thelluar në kërkime, deri sa gjeti shtëpinë e tij të lindjes.

Mori një avion dhe u kthye në shtëpinë e tij, për të treguar gjithçka më tej në media. Por historia e tij është bërë edhe libër, me titull “Long Way home” (Rruga e gjatë për në shtëpi)

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...