Lilian Thuram tregon se ishte i tronditur kur pa djalin e tij Marcus duke pështyrë në fytyrën e kundërshtarit të tij.

Lojtari 23-vjeçar u përjashtua gjatë ndeshjes Borussia Monchengladbach – Hoffenheim në fundjavën e kaluar pasi pështyu në fytyrën e Stefan Posch.

“Po shikoja ndeshjen dhe mbeta i tronditur”, ka thënë Lilian Thuram,  ish-mbrojtës i Parmas dhe Juventusit, për RCI Guadeloupe .

Vjen ndëshkimi i rëndë për Marcus Thuramin që pështyu kundërshtarin

“Më vonë, pata shpjegimin e tij. Ai ishte i zemëruar dhe pështyma i doli nga goja pa dashur”.

“Marcus dëshiron që njerëzit të dinë se nuk ishte i qëllimshëm, ai e di që ky gjest nuk duhet të ekzistojë në një fushë futbolli”, ka shtuar më tej legjenda e futbollit

Anësori i Borussia Monchengladbach ka marrë një gjobë rreth 150 mijë euro dhe nuk do të paraqitet në pesë ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/