Reagon trajneri i Arsenalit pas humbjes së radhës: Jemi në telashe të mëdha

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka pranuar se skuadra e tij është në telashe të mëdha, nëse nuk i jep fund formës së dobët dhe kthehet në binarë shpejt, pas humbjes kundër Manchester City të martën.

Man City e mundi 4:1 Arsenalin në çerekfinale të Carabao Cup, duke e eliminuar nga kjo garë, transmeton Gazeta Express.

Disfata nga City është vazhdimësi e formës së tmerrshme për topçinjtë, të cilët po luajmë tejet dobët në Premierligë në veçanti, ku kanë ngelur në pozitën e 15-të.

Me 14 pikë nga 14 ndeshje këtë sezon, Arsenali po e përjeton sezonin më të keq në ligë që prej edicionit të largët 1974/75.

Duk folur për Sky Sports pas ndeshjes, Arteta e pranoi se gjërat mund të përkeqësohen për skuadrën e tij nëse ajo nuk nxirret nga kjo situatë.

“Është humbje e vështirë të pranohet duke e parë sesi shkoi ndeshja. Kur luan kundër një kundërshtari si ky dhe ia fal gola atij, atëherë është e pamundur të fitosh”, tha Arteta.

“Duhet të kthehemi në binarë – nuk ka dyshim. Nëse nuk e bëjmë, jemi në telashe të mëdha. Ky është çasti që do të na e përcaktojë sezonin tonë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...