Atletico mposht Sociedadin, ruan kreun e La Ligës

PUBLIKUAR

Atletico Madrid e ka mposhtur sonte në San Sebastian skuadrën e Real Sociedad me rezultat 0-2. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Hermoso (49) kurse rezultatin e dyfishoi Lorrente (74)

Atletico Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme sonte si mysafirë në San Sebastian i skuadrës së Real Sociedadit.

Pjesa e parë përfundoi me një epërsi të lehtë të Sociedadit me raste për Atletico u mbrojt mirë dhe kjo pjesë përfundoi me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë Atletico ishte shumë më e mirë dhe do të shënonte gol në minutën e 49-të me anë të Hermosos.

Pas golit të pësuar Real Sociedad u mundua të kthehet në lojë por më kot pasi që Atletico shënon edhe golin e dytë.

Llorente do të shënonte gol në minutën e 74, gol ky që i dha epërsinë përfundimtare Atleticos në këtë ndeshje. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...